E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë/ Ekzekutohen 3 adoleshentë, lidhje me trafikantë të drogës

Tre adoleshentë janë vrarë në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana. Ekzekutimi ka ndodhur të mërkurën dhe tre nxënësit janë vrarë pasi janë larguar nga ambientet e shkollës së mesme në bordin e një automjeti. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri nga një person i panjohur. Trupat e viktimave, po sipas dëshmitarëve, mund të shiheshin brenda makinës së qëlluar nga breshëria e plumbave. Dhjetëra nxënës , të cilët po regjistroheshin për sezonin e ardhshëm të studimit, kanë qenë dëshmitarë të këtij akti kriminal. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur të afërmit e viktimave dhe disa prej tyre kanë humbur ndjenjat kur kanë mësuar për lajmin. Sipas mediave lokale, të paktën një nga viktimat, besohet se ishte i lidhur me një grup trafikantësh të drogës. Në 2006, presidenti meksikan Felipe Calderon nisi fushatën për luftën kundër grupeve të drogës dhe rivalitetit të bandave të drogës që ka shkaktuar mijëra viktima. Vetëm vitin e kaluar u vranë 7000 njerëz duke e çuar numrin e viktimave në rreth 16 000 vetëm gjatë tre viteve të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›