E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alket Islami Ne fluturim per monumentet e kultures

Alket Islami do te realizoje albumin e katert Shqiperia nga ajri i cili kesaj here i kushtohet ekskluzivisht monumenteve te kultures shqiptare. Albumi i cili pritet te kete rreth 300 foto do te realizohet ne nje teknike me te avancuar se albumet e meparshme dhe do te shtypet ne Slloveni. Pritet qe te jete gati per dy vjet me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise

Per Alket Islamin eshte kthyer ne nje qellim ne vetvete ne nje mision e sfide fotografimi i pjeseve me te mira e me te bukura te Shqiperise. Albumet e tij Shqiperia nga ajri jane bere te njohura per imazhet e bukura dhe krejtesisht te vecanta. Imazhet qe do ta benin cdo shqiptar te ndihej krenar per bukurite natyrore mbajne firmen e tij. Tashme do te ndermarre nje tjeter mision. Ne fokus nuk jane me bukurite natyrore. Monumentet e kultures parqet arkeologjike e gjithcka tjeter qe ka te beje me historine e vendit. Ne ambientet e Ministrise se Kultures u firmos dje mes ministrit Ferdinand Xhaferaj dhe Alket Islamit nje marreveshje bashkepunimi per realizimin e botimit te katert Shqiperia nga ajri. Realizimi i ketij albumi i cili pritet te jete edhe teknikisht me cilesor se te meparshmit pritet qe te vihet ne sherbim te vete institucioneve te trashegimise dhe turizmit per promovimin e tij. Ministri Xhaferaj u shpreh se realizimi i albumit ku do te perfshihen monumentet e kultures dhe sitet arkeologjike do te jete nje projekt i cili do evidentoje te gjithe potencialin arkeologjik monumentet e kultures kishat manastire xhami shtepi te vjetra etj. Ai eshte i domosdoshem per rritjen e numrit te turisteve ne Shqiperi tha ai. Per Alket Islamin i cili i eshte kushtuar kesaj veprimtarie vite me pare fotografimi nga ajri eshte nje cast i jashtezakonshem dhe teper emocionues. Eumlshte nje kenaqesi e madhe per mua qe te fotografoj monumentet e kultures. Fakti qe permes fotove te mia do te sjell historine e vendit eshte shume emocionues. Monumentet lashtesia retrospektiva e shekujve brezat qe i kane jetuar dhe i kane bere te evoluojne te gjithe keto te ngjallin emocione. Kur mendoj qe do te fotografoj vende ku shekuj te shkuar njerezit kane jetuar punuar dashuruar e luftuar eshte nje ndjesi krejtesisht e vecante ndryshe nga ato qe te fal fotografimi i natyres u shpreh ai. Nder te tjera Islami tregon se realizimi i ketij albumi ka qene fillimisht ideja e tij. Nisur edhe nga pervojat e ndryshme neper bote duke pare albume te ngjashme mendova se do te ishte mire te realizonim edhe ne dicka te tille tha me tej ai. Shqiperia nga ajri volumi 4 i cili pritet te jete gati pas dy vitesh me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise do te permbaje rreth 300 foto. Formati i albumit do te jete 38 cm me 38 cm ndersa printimi do te realizohet me gjashte ngjyra baze jo me kater si zakonisht. Realizimi i albumit qe do te shtypet ne Slloveni do te kryhet ne bashkepunim me drejtorite rajonale te monumenteve te kultures. Ato do te vene ne dispozicion te gjithe informacionin e nevojshem per fotografimin e ketyre monumenteve. Per ministrin Xhaferaj ky album do te jete nje kendveshtrim ndryshe i monumenteve nje pasqyrim i trashegimise sone kulturore qe do te vije ne funksion te turizmit. Ndersa per Alket Islamin te tilla albume kane interes sidomos per turistet. Mendoj se nje i tille kushtuar monumenteve na mungonte por ne pergjithesi mendoj se kemi mjaft mangesi ne kete fushe. Kjo eshte edhe arsyeja qe me shtyn mua ti kushtohem kesaj pjese. Ne raport me interesin e turisteve dhe vizitoreve per te njohur me teper prej vendit tone dhe natyres promovuese pra asaj cka ne ofrojme per ta thote Islami. Stafi i Discovery Albania dhe i Aeronautikes Shqiptare do te shkoje ne cdo rreth duke qendruar me dite ne to ne forme kampingjesh qe do te ngrihen afer monumenteve te kultures. I gjithe ky udhetim fluturues per realizimin e fotografive do te shoqerohet edhe me nje dokumentar televiziv.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›