E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni Me mire me femra se homoseksual

Berluskoni vazhdon qe te cudise por edhe te inatose pjese te elektoratit. Dje ne vijim te deklaratave per skandalin e fundit seksual per te cilin perflitet ai beri nje deklarate qe hodhi balte mbi homoseksualet.

Gjithcka ka nisur me deklaraten e nje prostitute 28-vjecare e cila ka deklaruar ne polici se ka marre pjese ne festat e seksit bunga-bunga qe organizoheshin ne shtepine e Kryeministrit. Pas deklarates dhe se gjithe stuhise politike qe kane shkaktuar skandalet e tij te fundit Berluskoni ka qeshur dje para nje audience biznesmenesh duke deklaruar Me mire te kesh pasion per gra te bukura sesa te jesh homoseksual. Akuzat per lidhjen e tij me nje marokene 17-vjecare dhe per perdorimin e pushtetit ne ceshtjen e lirimit te saj kane shkaktuar nje stuhi te vertete politike ne Itali me shume eksponente te karrieres politike qe kerkojne largimin e tij nga pushteti. Deshmite e djeshme te prostitutes bejne fjale per mbremje te ndryshme te nxehta qe jane organizuar veren e kaluar ne vilen e Kryeministrit italian ne Bregun e Zmeralde. Thuhet se ajo ishte nje nga prostitutat e rekrutuara nga nje prej menaxhereve me te famshem italiane te shou-biznesit Lele Mora edhe ai nen hetim per favorizim te prostitucionit.

Karima Keyek adoleshentja e cila eshte ne qender te skandalit te fundit thuhet se i eshte prezantuar Kryeministrit nga Lele Mora. Ajo ka deklaruar se ka marre nga Berluskoni 7000 euro si dhe disa gjerdane te arte kur filloi qe te merrte pjese ne mbremjet e para ne fillim te ketij viti. Por nuk ka pranuar se ka kryer marredhenie me te.

Miliarderi 74-vjecar eshte nen nje presion shume te madh per tiu pergjigjur akuzave per nderhyrjen e tij per te liruar marokenen pasi ishte arrestuar per shkak te nje vjedhjeje. E ndersa disa italiane jane inatosur nga keto skandale te pafundme qe po cenojne shume edhe imazhin e Italise te tjere kane filluar qe te tallen dhe te bejne gallate duke satirizuar festat bunga-bunga.

Nje parti opozitare Italia e Vlerave ka dale dje me nje poster fushate me titull Evolucioni i species ne te cilen shfaqet imazhi i Berluskonit ne tri faza te pushtetit te tij njera me qesharake dhe me e perlyer se tjetra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›