Alketa Vejsiu, pas Europës zgjedh Shqipërinë
Ndonëse këto kohë i është dashur t'i përkushtohet maksimalisht çeljes së sallonit të nusërisë "Class", Alketa Vejsiu ia ka dalë të gjejë kohën për pushime... E zonja për të përballuar çdo sfidë, Vejsiu e ka nisur mbarë punën me biznesin e saj, duke rrëmbyer që në hapjen e tij një numër të madh klientësh.
Nga ana tjetër, ajo di të jetë njëherësh edhe nënë e bashkëshorte e përkushtuar. Kështu, pas pushimeve në Europë - në kohën kur mami përzgjidhte koleksionet ekskluzive të fustaneve të nusërisë, - radha i erdhi jugut të Shqipërisë, ku Alketa ka kaluar disa ditë të bukura krah të vegjëlve dhe bashkëshortit.
Në fotot që sjellim sot, prezantuesja shfaqet mjaft në formë, duke na thënë kështu përmes buzëqeshjes që nuk i largohet kurrë nga fytyra, se ajo është e gatshme për të tjera sfida... "X Factor 3" është në radhë, e bashkë me të edhe të tjera sipërmarrje të guximshme.
(er.nu/summerpages/BalkanWeb)