E Diel, 1 Nëntor 2026

Hera e parë 9 situata të sikletshme

Shkon drejt e në dhomën e gjumit
1 Mirë pasioni, por tani ai nuk arrin të ndalojë madje as edhe në ashensor. Mbi shkallë të rrok ty si një kacavjerrës dhe sapo kapërcen pragun të shtyn drejt dhomës së gjumit. Pse gjithë ky nxitim, do të pëlqente të pije diçka ose të bisedonit pak. Por tani si do t’ia dalësh pa rrezikuar ta ofendosh dhe pa e shuar entuziazmin e tij? Veproni me dinakëri. Ajo gjithmonë mund të përdridhet, kërkon një gotë ujë, të lërë t’i bjerë çanta. Nëse ai nuk është një tip egocentrik, do ta kuptojë, do të ngadalësojë ritmin, duke e ndihmuar. Një batutë e këndshme e thënë në momentin e duhur, do ta bëjë të kuptojë që nuk është rasti për të nxituar.
Vendos parakusht
2 Nuk jeni ende në pikën ven
dimtare dhe ai, pa shumë fjalë, ju thotë se do të jetë vetëm për një natë dhe që nesër nuk do të të thërrasë dhe nuk do që as ti ta kërkosh. Arsyet mund të jenë të shumta: “Nuk dua lidhje, kam një jetë të ndërlikuar” e kështu me radhë. Por ty që nuk do shumë ndërlikime, të gjitha këto parakushte të trishtojnë. Duhet ta bësh të kuptojë? E kotë të fshihet: asnjë gruaje nuk i pëlqen një i dashur i druajtur. Edhe kur do vetëm një aventurë. Pak elegant, por i ndershëm. Mund t’ia dalësh duke thënë: “Ç’mund të të them? Je shumë i këndshëm, por kështu më ikën poezia, ta harrojmë, miq si më parë”.
Ndihesh si në provim
3 Më në fund vetëm, ai të
zbërthen këmishën, ti lë të të rrëshqasë fundi dhe ... vëren një shikim hetues. Vazhdon të zhvishesh, dhe ai të studion si të ishe në provim. Sigurisht që e di mirë që nuk je e përkryer, por ai shikon në këtë mënyrë kofshët dhe barkun. Rrezikon të jesh e pasigurt dhe lamtumirë natë e zjarrtë. Gratë duhet të sigurohen. Kur një burrë i sheh të zhveshura, sheh gjithmonë ndonjë veçanti, me kusht që ai nuk ka kërkuar ta bëjë për vete me ndonjë dredhi. Por në përgjithësi, është mirë që të dini se me vështirësi një burrë kushtëzohet nga hollësitë, si një depilim jo i kujdesshëm apo të brendshmet e pa kombinuara.
Atij i pëlqen të flasë
fjalë të pista
4 E ke dëgjuar mirë? Eh po, sapo
e njeh, por nuk e mendoje që pas një djali të mbarë, të hijshëm në mënyrën e të sjellit dhe xhentil në të folur, të fshihej ky djalë i vrazhdë, që eksitohet më tepër nëse flet me të gjitha llojet e fjalëve të këqija. I kishe dëgjuar edhe më parë, që për disa persona fjalët e këqija janë një afrodiziak i fuqishëm, por jo për ty. Përkundrazi të vjen edhe për të qeshur. Përdorimi i fjalëve të rënda minimizon një agresivitet, që për disa është shumë eksitues.
Flet si një fëmijë i vogël
5 Ai të ka tërhequr pikërisht për
pamjen e një njeriu të sigurt në vetvete, të pjekur dhe të përgjegjshëm dhe tani që jeni në shtrat flet si një fëmijë. “Mamush, do më japësh një të puthur?” Për një çast qesh, duke u shtirur sikur s’ka gjë, por më vonë do të vdesësh”. Asnjë grua nuk është e lumtur të bëjë mamanë me partnerin, veçanërisht kur bën dashuri. Dhe një burrë i pjekur që bën si një fëmijë dy vjeç, provokon zhdukjen e çdo dëshire për një sekondë.
Është shumë i heshtur
6 Keni kaluar mbrëmjen duke
folur shpesh dhe tani nuk hap gojë. Por kështu ti nuk e kupton nëse i pëlqen. Asgjë; emocionet, mendimet, ndjenjat qëndrojnë të mbyllura në kokën e tij. Dhe ti e pyet se çfarë nuk shkon. Mos u fajësoni dhe mos harroni që problemi është vetëm i tij. Ekspertët mund ta përcaktojnë një burrë kështu: “Një subjekt të kontrolluar dhe kontrollues”. Ai priret të përjetojë çdo eksperiencë brenda kufijve të sferës së tij emotive. Një burrë i tillë ka vështirësi të depërtojë në nivele të thella emocionale. Nëse e do, mundohu të mos e torturosh me shumë pyetje: “Çfarë nuk shkon? Pse s’thua asnjë fjalë?”
Nuk arrin të eksitohet
7 Ndoshta nuk i pëlqejnë, trupi
im nuk e nxit, ose ndoshta kam thënë ndonjë gjë gabim”. Ja përmbledhja e mendimeve të tua përballë. Do të thotë që është faji i emocioneve, sepse të dëshiron shumë dhe është herë juaj e parë. Kjo ndodh rëndom, për shkaqe fiziologjike, probleme vaskulare apo arteriet e shtrënguara, shkurt ai është bllokuar nga emocionet. Evitoni fjalët këshilluese, sepse do ta vinit në siklet, por përqendrohuni tek puthjet dhe përkëdhelitë. Ndoshta mbrëmja mbyllet atje dhe për herën tuaj të parë do të ketë një tjetër rast.
Të sheh plot krenari dhe të pyet nëse të pëlqeu
8 Ishte gjithçka shumë e bukur,
e këndshme dhe plot pasion. Por tani ai ndez një cigare dhe bën pyetjen më të gabueshme të botës: “Të pëlqeu?” Ishe gati t’i ulërije që nëse nuk e ka kuptuar, është e kotë që ta kërkon. Ai është i kënaqur, ka arritur atje ku desh. Por nuk e di nëse dhe sa ka qenë i aftë për kërkesat e tua. Dhe ty të krijohet përshtypja që gjatë raportit, ai nuk ka treguar kujdes për kënaqësitë e tua. Të ziheni nuk ia vlen. Kodet e arsyes mashkullore janë të thjeshta: po-jo, e bardhë-e zezë, mirë-keq.
Më në fund gjumë
9 Hera e parë ka ndodhur në
shtëpinë tënde, në shtratin tënd. Dhe tani do të rrish për qejfin tënd. Ka vetëm një hollësi të vogël: ai ka rënë për të fjetur dhe ka një pamje që nuk mund ta zgjosh dot as deri në mëngjes. Kjo situatë është e ngjashme me atë të fillimit, kur vendosni se ku të shkoni. Të luani jashtë shtëpisë padyshim përbën një liri të madhe: nëse je mirë, i kërkon të rrijë, nëse nuk të intereson, sajon një justifikim dhe largohesh. Por zgjodhe shtëpinë tënde dhe tani që po fle nuk mund të tregohesh e paedukatë që ta zgjosh dhe ta nxjerrësh jashtë. Rezervohu për t’u sqaruar nesër, nëse është një burrë inteligjent do të të kërkojë falje.
(er.nu/summerpages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›