E Shtunë, 31 Tetor 2026

U harrua 4 ditë në qeli, studenti dëmshpërblehet 4.1 mln dollarë

SHBA-Një student në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dëmshpërblyer më 4.1 milion dollarë nga qeveria amerikane pasi ishte braktisur e harruar në një qeli burgu për më shumë se katër ditë, bëri të ditur avokati i tij.

Daniel Chong deklaroi se kishte konsumuar urinën e tij për të mbijetuar. Ai u arrestua në vitin 2012 gjatë një operacioni antidrogë, por nuk mori asnjë akuze dhe askush nuk u kujtua që të kthehej në qelinë e tij për katër ditë duke bërë që i riu të kalojë në gjendje halucinacionesh për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit të pijshëm.

Tashmë 25-vjeçari, i cili është student i universitetit të Kalifornisë planifikon t’i blejë prindërve të tij një shtëpi luksoze me shpërblimin e majmë prej 4.1 milion dollarë.

(d.b/e.kacorri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›