Sajoi grabitjen, pranga tregtarit te qumeshtit
Nuk ka zgjatur me shume se nje dite mashtrimi i tregtarit te qumeshtit, i cili denoncoi ne policine e Vlores se ishte grabitur nga kater persona te maskuar dhe te armatosur gjate dites se diel. Dje ne mbremje uniformat blu ndaluan nen akuzen e "kallezimit te rreme" dhe "vjedhjes nepermjet mashtrimit", 26-vjecarin Gentian Mihali, banues ne lagjen "Osman Haxhiu". Nga verifikimi i te dhenave dhe keqyrja e mjetit qe tregtari deklaroi se ishte qelluar nga plumbat, ekspertet konkluduan se behej fjale per nje sajim. Paraditen e se dieles 26-vjecari depozitoi nje denoncim ku bente me dije se duke udhetuar ne drejtim te Fierit, me automjetin furgon tip "Benz", me targa FR 8141 B, ne vendin e quajtur "Qafa e Bestroves", i ka dale perpara nje automjet me ngjyre te zeze, pa targa, e cila i ka bllokuar rrugen. Nga mjeti kane dale kater persona te maskuar dhe te armatosur, qe nen kercenimin e armeve i kishin marre 500 mije leke qe i perkisnin firmes se qumeshtit "Bledi". Policia gjeti edhe shumen e parave dhe nje pjese te mallit te terhequr nga firma.
O.H
O.H