Fatos Klosi ne dy banka te ndryshme brenda dites
Nje shprehje thote, qe mes shumellojshmerise eshte e veshtire te zgjedhesh. E me sa duket per Fatos Klosin, kjo fjale gjen vendin e duhur, kur ceshtja jane bankat. Ish-kreu i SHIK-ut dhe aktualisht i angazhuar ne LSI, eshte pare mesditen e djeshme te hyje e te dale nga dy banka te ndryshme, ne afersi te zones se ish-Bllokut. Nuk kemi arritur te mesojme se per cfare veprimi financiar ka qene i interesuar zoti Klosi dhe cila ka qene arsyeja e ketyre levizjeve, megjithate ai ka dale nga banka me disa dokumenta ne dore, pas nje kohe jo shume te gjate. Ajo qe na ben pershtypje nder te tjera ne fotot qe paparazzi yne solli per gazeten, ishte veshja krejt e cliruar e Klosit. Ne fakt jemi mesuar, qe politikanet t'i shohim deri diku me veshje serioze, ndersa Fatos Klosi nuk e ka problem te dale edhe me shapka. Nuk duam te paragjykojme kurrsesi zgjedhjet e tij ne keto dite te nxehta vere, sepse e kuptojme, qe duke mos patur me pozitat e dikurshme, ndoshta ai, nuk e kushtezon veten ne menyren se si vishet, madje edhe atehere kur i duhet te shkoje ne banke.