E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alkooli mbyt një 56-vjeçar në Elbasan

Policia bëri me dije se viktima është shtetasit Luftar Peqini, 56 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan.

Ai është gjetur i shtrirë në anë të rrugës, konkretisht në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, në gjendje tej mase të dehur.

Menjëherë është dërguar në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nga ana e këtyre shërbimeve dhe sot rreth orëve të para të mëngjesit ka gjetur vdekjen. Paraprakisht mendohet se vdekja e tij ka ardhur si pasoje e konsumimit të tepërt të alkoolit.

Në vendngjarje  u dërgua grupi hetimor i cili kreu veprimet e duhura procedurale, këqyrjen e kufomës si dhe autopsinë e tij dhe pritet akti i ekspertimit nga Mjekësia Ligjore Tiranë për të përcaktuar saktë shkakun e saktë të vdekjes së tij. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-01-05 11:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›