E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekja e një afgani ndalet në Durrës!

Rr. A., 20-vjeç, kishte kaluar pesë shtete fshehurazi në një kamion me targa italiane, por u gjet mbrëmjen e shkuar në portin e Durrësit, teksa po bënte përpjekjen e fundit për të kaluar në shtetin fqinj.

Policia e kufirit dhe migracionit sqaroi se 20-vjeçari afgan, kishte kaluar nga Afganistani në Pakistan, më pas në Iran, Turqi, Greqi dhe së fundi në Shqipëri.

Mijëra kilometra i shkuan dëm, pasi ai tashmë do të rikthehet drejt vendit të tij. Udhëtimi i 20 vjeçarit, që po tentonte të kalonte me traget drejt Italisë, do të përfundojë në Qendrën e Mbyllur të Karreçit, 20 km larg Durrësit, në pritje të largimit drejt vendlindjes./S.Ll/Start/

                                                                                             2012-01-05 12:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›