Dy aksidente në Elbasan, dy të rinj të plagosur

Aksidenti i parë u regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, ky shtetasi G.Tusku, 43 vjeç, duke drejtuar mjetin tip mitsubishi Fuoristradë, ka aksidentuar shtetasin B.M, 19 vjeç, banues në fshatin Mengel-Elbasan.
Në momentin e aksidentit, i riu po tentonte të kalonte rrugën në anën tjetër të saj. I dëmtuari u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku është jashtë rreziku për jetën. Gjithashtu, një aksident i dytë u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Gjinar, tek Kryqëzimi i “Urës së Shkumbinit” , ku shtetasi, A.Gjata, 48 vjeç, banues në lagjen “Partizani’, duke drejtuar mjetin e tij tip Ford veture, FD, ka aksidentuar shtetasin E.A, 22-vjeç, banues në fshatin Vreshtan, Komuna Shushicë.
Në momentin e përplasjes, 22-vjeçari po udhëtonte me një çiklomotor pa targa. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe është jashtë rreziku për jetën. Në të dyja ngjarjet u dërgua grupi hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore si dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj. /Start/
2012-01-05 11:45