Kume: Shumica në KQZ të jetë nga drejtësia

Formula e ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ruan ndarjen e administratës zgjedhore në 3 nivele si dhe numrin 7 të anëtarëve të KQZ. Por sipas tij, shumicën në këtë institucion duhet ta përbëjnë njerëzit e drejtësisë.
"Komisioni Qendror i zgjedhjeve mund të quhet autoriteti qendror i formuar me 7 anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti i Shqipërisë, tre prej tyre nga trupa gjyqësore. Një përfaqësues i organizatave të shoqërisë civile që merren me problemet e të drejtave të njeriut. Një tjetër nga bota akademike. Një përfaqësues i medias dhe së fundi, përfaqësues i organizatave të grave", tha Kume për AS.
E tërë administrate zgjedhore sipas Kumes duhet të emërtohet autoriteti i pavarur i administratës zgjedhore. dhe asnjë prej anëtarëve të saj të çdo niveli, nuk duhet të ketë një teser partiake. "Në nivelin e dytë autoriteti mund të ketë pesë anëtarë nga të cilët me domosdo për mendimin tim, të paktën 2 prej tyre duhet të jenë jurist. Në nivelin e qendrës së votimit me tre anëtarë, grupet e numërimit mund të jenë nga mësuesit, financierë", tha Kume.
Këtë formulë ai do ti propozojë komisionit të reformës zgjedhore, i cili pritet të rimblidhet sërish në fund të janarit. Ndër propozimet e tij është dhe kufizimi i aksesit të përfaqësuesve politikë, në qendrat e votimit. /Start/
2012-01-05 14:20