Pipero: Nuk ka epidemi në Librazhd

Pak ditë më parë, një vajzë 21-vjeçare ndërroi jetë në spital, pasi kishte ardhur me temperaturë të lartë, çka rriti panikun se vdekja e saj kishte ardhur nga gripi. Megjithatë, ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga autoritetet përkatëse mbi vdekjen e të resë.
Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se në zonë nuk ka epidemi, ndërsa shtoi se vdekja e 21-vjeçares mund të ketë ardhur nga një infeksion bakterial, por analizat nuk kanë dalë. “Një grup specialistësh të ISHP kanë vajtur jo vetëm në spitalin e Librazhdit, po sot janë në vatër për të analizuar situatën. Dyshohet për një infenksion bakteror, për një meningjit, por do të presim konkluzionet për të dhënë rezultatin përfundimtar”, tha ai.
“Vajza ishte me bajame të qelbëzuara dhe është kuruar e shëruar, kurse i vëllai në moshë më të rritur ka qenë më bark e të vjella dhe është stabilizuar. Nuk kemi raste të reja dhe që kanë lidhje shkakësore me rastin e parë”, shtoi. Pipero ripërsëriti apelin se qytetarët duhet të bëjnë kujdes, pasi jemi në stinë virozash të ndryshme, por megjithatë nuk ka vend për panik. “Situata në Librazhd është e qetë dhe nën kontroll, s’ka vend për panik, për hamendësime, por dua të rikujtoj qytetarët se jemi në situatë gripale, që do të thotë se vëmendja e qytetarëve, duhet të jetë e lartë”, vijoi zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai ka kujtuar qytetarët të jenë të kujdesshëm për masat e zakonshme, që merren në situata të tilla. “Nëse keni shenja tipike, temperaturë e lartë, dhimbje kokë, dhimbje muskulare, të drejtohen tek mjeku në kohën e duhur”, tha ai. Blerina Balla, banuese në Komunën Qendër në Librazhd gjeti vdekjen më 30 dhjetor të vitit të shkuar nga shkaqe ende të paqarta./S.Ll/Start/
2012-01-05 13:10