E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alkooli pse nuk duhet abuzuar me te

Efektet pozitive arrihen nga doza shume te vogla 40 grame ne dite per meshkujt dhe 25 per grate. Vetem ne kete sasi alkooli provokon nje ulje te vdekshmerise me 18 per qind tregon nje studim holandez

Nese eshte e vertete se abuzimi me alkoolin kontribuon pak a shume drejtperdrejt ne 4 per qind te vdekshmerise ne bote dhe se eshte nje nga shkaqet kryesore te problemeve te renda me shendetin eshte njelloj e vertete se nje sasi e vogel e tij cdo dite mund te sjelle plot ane te mira per organizmin. Le ta nisim pikerisht nga jetegjatesia qe e konfirmon plotesisht nje studim qe vjen nga Greqia nje vend me nje regjim ushqimor te ngjashem me ate italian d.m.th. vend qe aplikon dieten mesdhetare e pasur me karbohidrate fruta perime dhe qe tradicionalisht perfshin nje konsum te veres mes vakteve. Ky studim perfshiu 23 qendra ne dhjete vende europiane me qellimin e vleresimit te impaktit te faktoreve biologjike dietike ambientaliste dhe stilin e jeteses ne shkaktimin e semundjeve te tilla si kanceri apo semundje te tjera kronike. Kerkimi konfirmoi aftesine e dietes mesdhetare per te reduktuar vdekshmerine e popullsise por shtoi edhe disa te dhena te reja mbi efektet mbrojtese te dietes tipike te vendeve ne jug te Europes. Ai tregoi se cdo ushqim ndihmonte ne reduktimin e vdekshmerise ndersa alkooli ishte ai qe na ndihmonte te jetonim me gjate. Kjo shihet kur pime vere gjate vakteve si nje tradite e vendeve mesdhetare thone autoret. Vetem pas tij renditeshin konsumi i moderuar i mishit dhe ai i sa me shume frutave e perimeve. Nje studim ky qe nuk eshte se na befasoi shume. Ne te njejten dite u publikua ne Journal of epidemiology and commmunity health nje kerkim i gjere i zhvilluar ne Holande ku te dhenat i referoheshin popullsise se lindur ne fillim te shekullit te shkuar. Rezultati Konsumi i moderuar i alkoolit per nje periudhe te gjate kohe ul rrezikun e vdekshmerise dhe rrit pritshmerine e jetes. Ne rastin e veres kjo vihej re pas nje konsumi 5-vjecar te saj dhe efektet pozitive regjistroheshin ne sistemin kardiovaskular me nje reduktim te infarktit dhe iktusit. Me pak fjale duhet te pime alkool per te jetuar sa me gjate Por ne cfare sasie Vite me pare shtronim problemin se cili ishte impakti i konsumit te alkoolit mbi shendetin tone tregojne ekspertet e studimit. Na interesonte te dinim nese efektet pozitive ne sistemin kardiovaskular nuk ishin zbehur nga demet e melcise nga rritja e perqindjes se tumoreve apo vdekjeve prej aksidenteve. Per me teper na interesonte te dinim se ne cfare dozash mund te merrje nga alkooli vetem efekte pozitive. Keshtu pasi u analizuan te dhenat nga 34 studime te vleresuara me pare ne fushen nderkombetare qe kishin perfshire te pakten 1 milion individe u pa se sasia e alkoolit qe mund te na beje mire ashtu sic besoj se e kemi kuptuar te gjithe nuk duhet te jete e madhe. Efektet pozitive arrihen nga doza shume te vogla d.m.th. 40 grame ne dite per meshkujt dhe 25 per grate. Vetem ne kete sasi alkooli provokon nje ulje te vdekshmerise me 18 per qind. Sigurisht nje e dhene e rendesishme por vetem per te gjithe ata qe dine ta ruajne kete prag. Tek alkooli gjenden disa perberes qe ndalojne koagulimin e gjakut dhe rrjedhimisht edhe infarktet dhe iktuset. Pastaj nuk duhet harruar edhe efekti i substancave antioksiduese sic jane polifenolet. Mbi kete pike mberrin nje hipoteze e propozuar kohet e fundit ne nje studim te publikuar ne Journal agricultural and food Chemistry qe i perket veres. Efekti antioksidues i pijes sipas kerkuesve do te shpjegohej mbi te gjitha ne stomak qe funksionon si nje lloj bioreaktori. Aty perberesit antioksidues te sjella permes veres jane ne gjendje te neutralizojne efektet e demshme te yndyrave te oksiduara te pranishme ne ushqime te njejtat yndyra qe i jane atribuuar aretereoskerozes kancerit diabetit apo parkinsonit. Por kjo nuk eshte gjithcka. Nje tjeter mekanizem duket se shpjegon efektet pozitive te alkoolit nje tjeter studim ka treguar se konsumi i veres eshte i lidhur me rritjen e plazmes dhe membranave qelizore te acideve yndyrore omega 3. Kjo te ndihmon per te shpjeguar efektet pozitive ne sistemin kardiovaskular sipas kerkimeve te zhvilluara deri me tani. Hipotezat shtohen por ne fakt kerkuesit jo per cdo gje bien dakord nese ka nje efekt te pijeve alkoolike mbi sistemin kardiovaskular kjo i detyrohet alkoolit ne vetvete qe ndihmon edhe ne uljen e kolesterolit. Por pavaresisht se mbrojne me force sasine qe duhet konsumuar shkencetaret vene vazhdimisht theksin te rreziku qe na vjen nga abuzimi me te. Ne fund ata thone se nuk duhet te harrojme se eshte pija fisnike qe na shoqeron ne cdo feste ngjarje te rendesishme apo thjesht ne ditet e zakonshme te jetes pervecse aleatja me e mire e shendetit. Nuk ka njeri qe nuk ka degjuar per vetite cudiberese te saj. Pjese e cdo studimi qe nga e kaluara tani te gjithe e dime se nje gote vere ne dite ndihmon ne parandalimin e infarktit dhe shume semundjeve te zemres kancerit te prostates apo rrezikut te Alzhajmerit nderkohe qe jo pa te drejte e kane cilesuar si eliksir i jetegjatesise. Shkencetaret kudo neper bote thone se kane gjetur arsyen perse vera e kuqe parandalon rrezikun e semundjeve te zemres dhe sipas tyre i gjithe sekreti qendron te nje substance kimike e cila parandalon bllokimin e eneve te gjakut shkaktaret kryesore te ketyre semundjeve. Sipas tyre jane pikerisht substancat e quajtura polifenole qe gjenden ne lekuren. Ne Amerike nje rritje e madhe e konsumit te veres se kuqe u pa me 1990-n. Tashme eshte e qarte se konsumi i rregullt gjysme gote ne dite ul vdekshmerine dhe mundesine e semundjeve te zemres per njerezit mbi moshen 35 vjec. Sidoqofte me sasi me te medha te konsumuara ky efekt balancohet me mundesine e rritjes se semundjeve te lidhura me konsumin e alkoolit si per shembull kanceri i gojes probleme te frymemarrjes dhe eventualisht ceroza e melcise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›