Liste e zeze
Disa njerez ketu ne Shqiperi jane merzitur pse qytetaret nuk e kane me entuziazmin e dikurshem ndaj kauzes se tyre. Dhe per kete arsye kane vendosur te imponohen me cdo kusht.
Zaten keto lloj misionesh realizohen permes ndonje gjesti te zhurmshem te dukshem dhe te ndjeshem. Dhe jo. Nuk eshte fjala per dasmen e Edi Rames. Eumlshte fjala per gjestin e zhurmshem te shkaterrimit te nje godine te njohur dhe te rendesishme per kujtesen e kryeqytetit. Qendres Nderkombetare te Kultures. Asaj godines ne forme piramide ku fotografohen zakonisht turistet e cila u ndertua per te inkurajuar kultin e diktatorit te sapovdekur Enver Hoxha cerek shekulli me pare por qe qendron sot aty ku eshte edhe si nje prove se perballe nje te ardhmeje te ndritur kohet e erreta kane ekzistuar vertet.
Te merziturit nuk jane te persekutuarit nga komunizmi qe ende enderrojne sikur marrin nga shteti ndonje kompensim per vuajtjet qe shteti u shkaktoi atyre. Eumlshte fjala per Njerezit Teper te Rendesishem qe rrotullojne cikriket e shtetit dhe qe po u dhurojne te persekutuarve ne vend te kompensimeve ca pllaka te thyera mermeri.
Ofensiva e tyre e radhes mbi pronen publike - ne kete rast mbi Qendren Nderkombetare te Kultures ndash po manifestohet se fundi me hapur me pa cipe dhe ceshte e verteta me krenarisht. Deri edhe motivacioni per prishjen e Piramides ka mberritur tani ne kufijte e nje talljeje. Perfaqesues te se djathtes marrin poza nga foltoret duke bere ca sy dinake Na duhet nje Parlament i ri. Te mos e kene shqiptaret nje tempull modern te demokracise Por ky recitim i ngjan shantazhit te kujdestarit te strehes vorfnore tek Lulekuqe mbi mure teksa i kerkon jetimit Sulo ti kallezoje emrat e atyre qe e rrezuan nga shkallet He fol a e do ti kujdestarin tend.
Nen veshtrimin e hutuar dhe apatise endemike qe ka gozhduar qytetarine e cila eshte tamam ne syrin e ketij cikloni qe kercenon esencen e saj ndash qytetarise ndash eshte duke u zhvilluar heshturazi nje proces tragjik. Ajo qe po ndodh eshte lufta e eger dhe e pameshirshme midis dy aspekteve te natyres njerezore principit politik dhe principit social.
Po ndodh pikerisht ajo qe veren Martin Buber kur flet per rivalitetin mes dy formave te sjelljes njerezore politikes dhe sociales. Por ku dallon Njeriu politik nga Njeriu social Filozofet ne kete pike bien dakord. Eumlshte njeriu gjahtar asgjesues dhe konsumues nga njera ane dhe njeriu kultivues ndertues dhe produktiv nga ana tjeter. Individi ne konfirmim perballe individit ne solidaritet. Karakteristikat e principit politik jane pushteti autoriteti hierarkia dhe dominimi. Karakteristike e principit social eshte solidariteti spontan perreth nje nevoje apo interesi te perbashket.
Keto dy kahe ne konflikt ndodhen vetvetiu brenda shoqerise shqiptare si brenda cdo shoqerie tjeter. Por konkurrenca midis tyre perpjekja qe njera pale te dominoje tjetren ka hyre se fundi ne nje faze ku vertet jane kapercyer disa caqe. Sigurisht nuk mund te pretendohet qe keto dy fytyra politikja dhe socialja qe njeriu i tregon vetvetes ne kushte te caktuara te tijat ne shoqeri te funksionojne ne harmoni. Ska se si per shkak se ne thelb ato jane te kundertat e njera-tjetres. Por megjithate ajo qe ndodh si rregull eshte ngritja krye e njeres prej ketyre dy paleve te nje shoqerie ne momentin kur pala tjeter merr revanshin dhe ushtron trysni.
Ne gjithe kete histori primitive perfshihet edhe nje paradoks modern. Ata qe po sulmojne jane Njerezit Teper te Rendesishem. Ata te sjelljes politike.
Shikoni per shume njerez ne kete vend keto jane kohe te renda. Cmimet rriten e rriten dhe leku vlen tani shume me pak. Pensionistet dhe ata me te varfrit jane te paret qe e ndiejne. Emigrantet e kane rrudhur qesen. Industrite e vetme qe dikur rriteshin ne kete vend si ajo e ndertimit kane pezulluar punen per shkak te stoqeve te medha te apartamenteve te pashitura dhe masa me e madhe e punetorise aktive shqiptare eshte sot ne kerkim te deshperuar per qofte edhe nje dite te vetme pune me kohe te pjesshme.
Sigurisht ne arken e shtetit shkojne me pak para per faktin e thjeshte se para ka vertet me pak. Qeveria po detyrohet te nxjerre leke deri edhe nga plehrat italiane. Investimet publike jane pakesuar dhe kjo smund te injorohet. E gjithe kjo ka nje kosto sociale. Shkurtimet fjale e dites ne cdo ndermarrje private por sidomos publike. Qindra mesues jane hedhur ne rruge. Kryengritje te vogla lokale te shkollave publike te mbingarkuara me nxenes shtypen pa zhurme gati perdite. Javen e kaluar ishte radha e Ismail Qemalit. Javes tjeter ku i dihet. Te jesh qytetar shqiptar sot nuk eshte aspak e lehte por ky nuk eshte nje realitet qe e sheh shume ne televizorin per te cilin madje ka ankesa ndash edhe ketu ne shtyp ndash per zell te tepert ne pasqyrimin e puneve te Njerezve Teper te Rendesishem dhe per kalimin ne plan te dyte te Njerezve Krejt te Parendesishem.
E megjithate ndonese i kane te gjitha arsyet nuk jane qytetaret fytyra sociale e shoqerise ata qe u ndjehet zeri teksa po i shkelin. Elementi njerezor dhe social mungon ne cdo forme te organizuar proteste. E kunderta ndodh. Masat njerezore ndonese te vendosura nen morsen e atij presioni te forte te pershkruar me siper pajtohen te demonstrojne solidaritet per voten kutite sukseset e qeverise dhe te tjera forma te shprehjes se veprimtarise politike ne kete vend.
Permes hedhjes ne akte destruktive sic eshte shembja apo pervetesimi i Piramides pala politike po tregon se tanime ka arritur ne fazen ku aq i ben per ndjeshmerine dhe shqetesimin social te publikut.
Dhe e gjithe kjo eshte nje lufte e pajustifikuar pasi sic thame arsyet per te qene te pakenaqur nuk i kane politikanet por qytetaret. E megjithate po shohim ata te paret teksa luftojne te faktorizohen permes nje fushate tjeter frikesimi.
Hakerrimet dhe madje edhe legjitimimi i hakerrimeve permes pudrosjes se tyre me nje lloj formalizmi institucional sic eshte votimi ne Kuvend per ndezjen e fadromave qe duhet te rrafshojne QNK-ne jane thjesht deshmia se kjo kontradikte primitive eshte ashpersuar ne Shqiperi. Thonjte kthetrat briret dhe dhembet primordiale politike kane marre revanshin perballe evolucionit logjik racionalizmit dhe te menduarit social ne pergjithesi.
Dhe me tere mend ku jane qytetaret Ne nje lufte si kjo midis instinktit kafsheror dhe arsyes njerezore ku jane njerezit Apo mos ndoshta kemi mberritur ne momentin fatkeq kur duhet ti nxjerrim keta nga inventari qe perfshin shoqeria shqiptare dhe ti perkushtohemi se bashku shkaterrimit.
Nese eshte keshtu kemi pune plot perpara ndaj le te pervishen menget le te vringellijne cekanet dhe matrapiket le te hartohen listat e zeza te ekzekutimit me vdekje te hapesirave publike me njolle ne biografi. Pushtimi otoman i dhunshem i eger antishqiptar si cdo pushtim. Le tia fillojme nga ndonje hamam apo cezme. Pushtimi fashist Cben ajo kuestura e maskuar si universitet publik Ti veme kazmen. Po kompleksi i ministrive Po Teatri Kombetar Tutela sovjetike dhe guri i Nikita Hrushovit ne themelet e Teatrit te Operes. Kryeministria Kryesia e Kuvendit. Ska tulle ne kete qytet qe nuk eshte pagezuar me heret ne propagande. Le te vazhdojme keshtu duke ngritur pirgje germadhash. E ne fund kur te mos kete mbetur me gur mbi gur e lere me ndonje mur ku te mund te pushoje shikimi te presim me durim sesi brezat e rinj qe do te vijne pas nesh te zbulojne me arkeologjine e tyre rrenimin tone tok me mbishkrimin e vizatuar me urine mbi pluhurin e rrenojave Nen kujdesin e vecante te Neronit.