Part-time regjistrimet javen e pare te nentorit
Regjistrimet per ne sistemin part-time pritet te zhvillohen javen e pare te nentorit nderkohe qe mesimi do te startoje rregullisht ne janar te vitit 2011. Burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences bejne te ditur se aktualisht po punohet per hartimin e udhezimit qe do te percaktoje qartazi kriteret mbi te cilat do te behet perzgjedhja e studenteve fitues. Sipas tyre ai pritet te dergohet ne universitetet e vendit brenda kesaj jave.
Fill pas kesaj ne baze te kuotave dhe kushteve te paracaktuara nga MASH pritet te nise procesi i regjistrimeve per ata te rinj qe deshirojne te ndjekin studimet e larta me kohe te pjesshme.
Kuotat e miratuara ne Keshillin e Ministrave rreth 10 dite me pare jane te ndara ne grupe sipas kategorive speciale te shtresave te caktuara shoqerore sic jane te verbrit femijet e policeve te rene si edhe anetaret e komunitetit rom ne vend.
Burime nga Universiteti i Tiranes pohojne se pranimi i studenteve edhe per kete vit do te behet ne baze te mesatares se shkolles se mesme.
DokumentacioniKandidatet qe deshirojne te ndjekin arsimin e larte me kohe te pjesshme pervec kritereve qe duhet te permbushin jane te detyruar qe te pajisen me nje sere dokumentesh per te bere regjistrimin.
Te rinjte qe do te shpallen fitues duhet te paraqesin prane sekretarive mesimore te fakulteteve nje dosje individuale ku te perfshihet fotokopja e noterizuar e defteses se pjekurise se shkolles se mesme ose fotokopja e noterizuar e ndonje diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit dokument identifikimi fotokopja e kartes se identitetit ose pasaportes 2 fotografi mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1500 lekesh dhe nje deklarate qe verteton se kandidati nuk ndjek ndonje program tjeter studimi me kohe te plote ose me kohe te pjesshme.
TarifatTarifat ne sistemin e korrespondences do te mbeten te pandryshuara edhe per kete vit akademik. Ato do te variojne nga 31200 leke qe eshte me e uleta ne 93600 leke me e larta. Dega ku studentet do te duhet te paguajne me shume do te jete ajo e Drejtesise ne Fakultetin Juridik me 93600 leke per nje vit akademik.
Tarifat do te variojne ne baze te universitetit ku ndodhet dega. Ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise pagesa per te tri deget do te jete 52 mije leke e njejta shifer do te vleje edhe per dy deget e Fakultetit te Shkencave Sociale. Per te ndjekur studimet ne degen e Biologjise studentet duhet te paguajne 62 mije leke ndersa ne dy deget e Fakultetit Ekonomik 72800 leke. Ne rrethe tarifat do te variojne ne baze te fakultetit ku ndodhet dega ku tarifat me te larta do te jene per Fakultetin Ekonomik.
Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie duhet te paraqese nje kopje te defteses se pjekurise te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale ose ne Zyren Arsimore perkatese.
Kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi duhet te dorezojne ne sekretarite mesimore edhe diplomen universitare.