E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allardyce: E di çfarë i duhet Sunderlandit

Ish-menaxheri i Boltonit dhe Newcastlet, Sam Allardyce, ka ripërsëritur interesimin e tij për të marrë nën drejtim Sunderlandin, pas largimit të Roy Keane. "Kam thënë edhe gjatë disa ditëve të kaluara se do të doja të rikthehem në menaxhim të futbollit dhe jam gati për t'u lidhur me Sunderlandin për momentin. Nuk ka asnjë kontakt zyrtar, por e di se çfarë klubi është", ka thënë Allardyce. "Kam punuar dy herë atje, një herë si lojtar dhe një herë si trajner, andaj e di çfarë klubi ka nevojë. Por duhet të presim dhe të shohim", ka shtuar anglezi. Allardyce po ashtu përmendet edhe si një pasues i mundshëm i Paul Ince në stolin e Blackburnit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›