E Diel, 1 Nëntor 2026

Vassell, grabitesit i rrembejne portofolin dhe bizhute

Nata e kaluar jashte me shoket e skuadres nuk ka perfunduar ne menyren me te mire per sulmuesin e Manchester City, Darius Vassell.

Lojtari anglez eshte sulmuar nga dy te panjohur ne momentin qe zbriti nga taksia per te hyre ne shtepi gjate oreve te para te mengjesit te se dieles. Festa e Krishtlindjeve ishte organizuar nga vete klubi “Citizens” dhe ne te moren pjese gjithe lojtaret, por ishte pikerisht Vassell ai qe u detyrua te dorezonte oren, portofolin dhe gjithe bizhute e trupit, duke iu nenshtruar kercenimit te grabitesve.

Lajmin e ben te ditur policia e Manchester qe shton se pervec rrembimit te objekteve personale, Vassell nuk ka pesuar asnje demtim fizik.

Ky nuk eshte rasti i pare qe futbollistet ne Angli vihen ne shenjester te grabitesve, pasi me pare, shtepite e lojtareve te Liverpool, Gerrard dhe Reina jane vjedhur ne momentet qe ata po luanin ne ndeshje te rendeishme.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›