E Shtunë, 31 Tetor 2026

City hedh syte nga interisti Cambiasso

Objektivi i radhes ne listen e miliarderit eshte interisti Esteban Cambiasso.

Manchester City nuk e ka shfaqur veten si nje skuader agresive te cilen kishin enderruar tifozet “citizens” dhe per kete, sheiku arab mendon te shpenzoje me cilesi ne merkaton e dimrit.

Objektivi i radhes ne listen e miliarderit eshte interisti Esteban Cambiasso. Trajneri Mark Hughes mendon se argjentinasi do te ishte nje perforcim shume i nevojshem per mesfushen. 28 vjecari duket zgjidhja me ideale per teknikun anglez, i cili kerkon te hedhe bazat e nje skuadre te forte dhe solide ne mesin e fushes.

Financat ia lejojne nje “luks” te tille skuadres se Manchester qe ne muajin janar dhe menjehere agjentet jane hedhur ne sulm per te kenaqur deshiren e Hughes. Oferta e pare e arabeve eshte 18 milione euro, ndersa lojtarit i kane premtuar 100 mije sterlina ne jave.

Nderkohe, lojtari me i afert me anglezet duket David Villa, per te cilin “citizens” e kane rritur oferten ne 75 milione euro. Kjo marreveshje mund te finalizohet shume shpejt, duke pare edhe krizen ekonomike ne te cilen eshte zhytur klubi galician.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›