E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sirena angleze edhe për Esteban Kambiason

Londër - Skuadra më e përfolur për këtë merkato, padyshim është Mançester Siti. Ekipi pasi ra në dorën e miliarderëve arab, kërkon të kthehet në një superfuqi të futbollit. Sipas të përditshmes angleze The Sun, objektivi i tyre numer një është David Villa. Sipas menaxherit të lojtarit, klubi anglez është i gatshëm për t’i ofruar Valencias 60 milionë sterlina, ose 70 milionë euro.

Daily Mirror publikon sot se Siti kërkon të marrë edhe shërbimet e argjentinasit të Interit, Esteban Kambiasos. Për të, anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë sterlina (17 milion euro). Po e njëta gazetë publikon se argjentinasi do të përfitojë 4.5 milion euro në sezon.

Një tjetër e përdishme, Daily Mail, publikon se në planet e afërta të Sitit janë futbollistët, Diarra (Portsmuth), Santa Kruz (Blekbërn) dhe Henri (Barcelona).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›