Allegreto në rumanisht
Tragjikomedia mbi gjakmarrjen “Allegretto Albania” e Stefan Çapalikut është përfshirë në Antologjinë e Dramës Ballkanike, e realizuar në kuadër të bienales së teatrit, “Netët dhe ditët e teatrit europian” në Rumani. Me titull “Drama bashkëkohore nga Ballkani” ajo është përgatitur nga Andrea Dmitru, kryeredaktore e revistës “Teatri sot”. Përmban 6 tekse nga 6 autorë si Biliana Serblianoviç dhe Milena Markoviç nga Serbia, Goran Stefanovski dhe Dejan Dukovski nga Maqedonia, Hristo Bojtçev nga Bullgaria dhe Stefan Çapaliku. “Allegretto Albania”, u përkthye në rumanisht nga Marius Dobresku.
Thënie e ditës
“Letërsia është prova që jeta nuk mjafton.”
Fernando Pessoa