Shqipëria e laptopit të qeverisë dhe ajo jashtë bulevardit të Tiranës
Madje, njësoj si notari rekordmen botëror, të jenë vetëm me mbathje veshur, se ata po patën pantallona dhe xhaketë do mundohen të fshehin dika nëpër xhepa.
Dhe xhepat e tyre janë aq të thella, që s’mbushen dot as me para, por as me gjynahet e këtij populli.
Me anë të kësaj rubrike të dashur lexuesish, përshëndes të gjithë ata, që e duan SHQIPËRINË me gjithë shpirt dhe jo si ata që janë kthyer në KANIBALË dhe ngjyra e parasë u ka veshur trurin, se sytë po e po.
E vini re që dedikimi i paskrupullt për përfitime materiale ka provokuar si rrallëherë një thatësirë shpirtërore dhe intelektuale? Rrugët janë të mbushura me njerëz që pështyjnë përtokë, mbllaçiten dhe shajnë me një fjalor fundërrinash. Shkollat gëlojnë nga ngelësit. Politika gëlon nga hajdutet. Vendi është i copëtuar nga 400,000 ndërtime pa leje, nga plehra, shfrytëzim të paligjshëm lumenjsh, zaptim prone, ministra dhe drejtorë me CV-ra të falsifikuara.
Nuk ka më pyje, nuk ka më kafshë të egra, fauna dhe flora duken mirazhe të së shkuarës. Si rrjedhojë u zhdukën shkrimtarët, poetët, piktorët, biologët apo filozofët. Këto janë metastaza monstruoziteti.
Ka vetëm një Shqipëri të mrekullueshme në leptop-in e qeverisë dhe një Shqipëri të leckosur, të pisët dhe të lig, që fillon aty ku mbaron bulevardi i Tiranës.