E Diel, 1 Nëntor 2026

Këtë e shkruaj me dhimbjen e prindit, por edhe të prindit tim mësues

Në epokën e shkatërrimit masiv, kur prishëm fabrikat e vjetra e të reja e u morëm makineritë dhe tullat, u vumë flakën bibliotekave e dogjëm hipotekat, edhe shkollat i lamë të rrëzoheshin vetë.

Ne që prishem kishat e xhamiat pse mos të linim të rrezoheshin shkollat dhe objektet e kultures? A valle edhe ato objekte mbartnin “ideologji të keqe” si ato fetare dikur. Apo jemi në si shoqeri që nuk e duam ate që quhet vend diturie, paqeje e tolerance?

Banorët e Kallmit, fëmijët e të cilëve, mësojnë në klubin ku pihet raki e duhan, i dinë zgjidhjet. Siç ndertojne mullarin dhe e ndertojne që mos tu bjere në dimer.

Emergjenca: një dërrasë që e ndan barin me dhomen që të jete ndarje fleksibel si klub dhe dhome shkolle. Pronari i lokalit dhe mesuesi t’i pastrojne mire mbeturinat e darkes. - Ndertimi prej prindërve i një aneksi me dërrasa dhe drure, nen drejtimin e kryeplakut dhe mesuesit. - Fushate bamirësie dhe ndërgjegjësimi. Eksperienca e fshatareve vjen prej mesuesve heronj që nga vitet ‘45 e me tej për hapjen e shkollave. Ata punuan me përkushtim, e organizuan, por edhe i mbështeti komuniteti.

Dhe në fund. Mos valle ndokush manipulon me ngjarjen apo është i manipuluar prej ngjarjes? Nuk e besoj të jete asnjëra por, çoku me vete mendja.

Kete e shkruaj me dhimbjen e prindit, por edhe të prindit tim mësues të vjetër, edhe të mësuesit vete, por me teper të qytetarit në 2008 që do të ndërtojë shkolla dhe kulture.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›