“Allegretto Albania”, një provokim i domosdoshëm
Gjakmarrja vjen e parë nga një tjetër këndvështrim. Kësaj here nëpërmjet Altin Bashës, regjisori që e sheh ndryshe problemin e gjakmarrjes, sot drejton “Allegretto Albania” në Teatrin Kombëtar.
ANILA MEMA
Eshtë një dramë shqiptare, e shkruar nga Stefan Çapaliku, drama fituese e konkursit të pak kohëve më parë, organizuar nga MTKRS. Por nuk ishte çmimi që tërhoqi regjisorin, sesa përmbajtja dhe trajtimi i saj. “Allegretto Albania’-n do ta cilësoja një provokim të domosdoshëm për një shoqëri që shpesh reagon në mënyrë të ngadaltë dhe pothuajse, pothuajse indiferente ndaj fenomeneve të forta sociale”, thotë Basha. Sot në orën 19:00, po aq edhe nesër deri të dielën, gjithashtu edhe javës së ardhshme vepra do të ngjitet në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar.
Cili është koncepti juaj regjisorial për “Allegretto Albania”, duke ditur që e njëjta vepër, pak më shumë se një vit më parë është vënë në teatrin e Shkupit?
Unë s’e kam parë variantin e prodhuar në Maqedoni në teatrin e Shkupit. Kam bërë një gjë, e cila nuk është e ndikuar nga ndonjë vënie tjetër, nuk është e ndikuar as nga autori. Stefani e ka shkruar veprën para se unë të nis punën dhe është një nga emrat më aktivë të dramaturgjisë shqiptare. Tek “Allegretto Albania” më tërhoqi gjetja. Dhe të them të drejtën pak gjëra janë gati jo të rëndësishme, të cilat janë hequr, janë lëvizur edhe për shkaqe të nevojave skenike të produksionit. Në kuptimin regjisorial do të doja që nëse arrihet, vepra të quhej një eksplorim në labirintet e asaj që neve mund ta quajmë traditë të trishtueshme edhe në labirintet e sotme po aq të trishtueshme, të asaj që mund ta quajmë krijimi i një shoqërie, familjes. Në këtë pikëpamje, vepra duket si një lëvizje në një bibliotekë kodesh dhe të vërtetash të pavërteta brenda kësaj familje, sigurisht me një imazh, i cili mund të shpjegohet nga skenografi dhe një imazh që duket gati-gati si një faqe e Kanunit, duke ruajtur padyshim detaje që tregojnë arkitekturën shqiptare.
“Allegretto Albania” është një vepër që flet për gjakmarrjen. Si trajtohet kësaj here kjo temë gjithëpërfshirëse në këtë vepër dhe ju si do e cilësonit?
Do ta cilësoja një provokim të domosdoshëm për një shoqëri që shpesh reagon në mënyrë të ngadaltë dhe pothuajse, pothuajse indiferente ndaj fenomeneve të forta sociale. Dashur pa dashur është një lloj spirance që na mban mbrapa në kohë, na mban mbrapa në kujtesë dhe nuk mendoj se është shumë pozitive. Në këtë sens besoj se publiku të reflektoj dhe opinioni të arrij të fokusohet në një problem që duket i parëndësishëm, por që merr jetë njerëzish çdo ditë. Vepra përveçse asaj që mund të quhet tematika e gjakmarrjes, nëpër atë ajo “Allegretto Albania” që rri jashtë atje, dhe që qëndron në mënyrë ironike ka dhe disa provokime të tjera, ose më saktë ajo me një shikim të kujdesshëm do të gjeni mënyrën se si dramën e kësaj familje, jetojnë edhe gëlojnë OJQ që në emër të humanizmit përfitojmë mbi kurrizin e kësaj familje, në jetën e kësaj familje në mënyrë të vazhdueshme, qëndron varësia e tyre nga media, çdo gjë e perceptojnë si të vërtetë nga mediat, nga problematikat që ndeshen në realitetin tonë. Sigurisht brenda saj futen raporte mes brezave, raporte burrë grua dhe sidomos raporti i personazhit kryesor me vetveten. Ai ka një dilemë shumë të fortë, e cila unë mendoj se është shtati i dytë i veprës, nëse është ai i miri apo jo?! Sepse mbi këtë shtyllë ndërtohet gjithë dramaciteti, nuk është se këta janë drejtpërdrejtë njerëzit që kanë shkaktuar dramën e tyre. Dhe për shkak të bindjes së kryetarit të familjes, se ai është më i miri, atëherë e gjithë kjo familje bëhet pjesë e kësaj dileme.
Ç’raport zë koncepti juaj me tekstin e Çapalikut?
Raporti është i drejtë, se regjisori e ka një platformë artistike në momentin kur merr përsipër dramën. Ne kemi një bashkëpunim të kujdesshëm bashkë. Sigurisht, unë jam munduar që t’i shkoj përtej elementëve veç dramaturgjisë. Sigurisht për të krijuar një dinamikë interesante, për të pasur karaktere të spikatura, një kuptim shkojmë bashkë, për t’i shërbyer një të mire, që është produksioni dramatik. Ju e dini që një vepër e mirë dramatike jetën e saj e ka në skenë, jo në letër. Nga kjo pikëpamje, jam munduar ta ndihmoj sa mundet dhe të përcjell sa më drejt mesazhin dhe sigurisht elemente të tjera.
Çfarë prisni nesër nga publiku?
Besoj që të jetë e qartë vepra, është shumë e rëndësishme që vepra nuk është e qartë te publiku dhe automatikisht kjo krijon pastaj pyetje, por besoj që të jetë e qartë dhe pas shfaqjes të kenë çfarë të mendojmë. Kjo është e rëndësishme për mua. Kur flitet për një gjë, kur në një kuptim na prek të gjithëve por nuk e kuptojmë nuk e shohin, nuk e vlerësojmë është një problem që mesa di unë janë 270 familje në Shqipëri, dhe këto familje kanë fëmijë, kanë gra dhe nga kjo pikëpamje besoj se do të këtë një lloj sensibilizimi publik. Tjetra do të mendoj se si në realitetin tonë gëlojnë të pavërteta të mëdha dhe abuzime të mëdha mbi atë që quhet humanizmi dhe në këtë sens besoj se, do të ketë një lloj refleksioni.
“Allegretto Albania”
Një familje është e ngujuar për arsye gjakmarrjeje. I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, pasi njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri. I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh, i ka rezultuar vetvetja. Gjithë kjo ndodh kur jashtë shtëpisë në qytet ka nisur stina konceptore “Allegretto Albania”. Të tjerë personazhe të dramës hyjnë dhe dalin në këtë shtëpi si misionarë shoqatash bamirësie dhe sjellin ndihma. Rastësisht ata sjellin brenda në shtëpi edhe disa vegla të orkestrës “Allegretto Albania”. Ndërkaq, vrasësi i vërtetë është i lirë. Të ngujuarit e shohin atë në televizor, duke u kthyer nga misioni paqeruajtës në Irak. Në fund, vrasësi është ai që propozon zgjidhjen: Një plan arratie për në Greqi.
Aktorët e veprës
Shfaqja do t’i ngjajë një procesi diagnostikimi mjekësor, ku bëhet radiografia e një familje të izoluar, e cila jeton brenda një hapësire nën presionin e së nesërmes. Personazhet duken të futur në një kullë të ndërtuar nga shkallë të cilat i ndihmojnë të ngjiten për të kontrolluar çdo gjë që i afrohet dhe për të zbritur poshtë në vetminë e izolimit. Madje, aq të normalizuar duken me terrenin ku jetojnë, ecin, hanë dhe flenë mbi shkallët që mund t’i ngrenë lart, por që mund t’i varrosin në të njëjtën kohë. Shfaqja është një produksion i Teatrit Kombëtar, mbështetur nga Ministria e Kulturës, platforma “Digitalb” si dhe AMC. Regjisori ka përzgjedhur një kastë të ndërthurur brezash ku në rolet kryesore interpretojnë Mirush Kabashi e Olta Daku, gjithashtu Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Gazmend Paja, Xhejni Fama e Klea Konomi. Skenografia dhe kostumet do të realizohen nga Iliriana (Loxha) Basha, ndërsa muzika është krijuar nga kompozitori Endri Sina. Asistent regjisor Klejd Kapexhiu.