E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një histori shqiptare në Festivalin e Kanës

Një film belg me tematikë shqiptare konkurron në garën e madhe kinematografike në Kanë. 

Eshtë Arta Dobroshi në rolin e Lornës në filmin “Heshtja e Lornës”, i realizuar pak kohë më parë nga vëllezërit belgë Dardenne dhe që flet për një histori shqiptare. Filmi tregon historinë e një shqiptareje, e cila kërkon me çdo kusht dokumentet për të qëndruar në Belgjikë. Ajo martohet me një të droguar të quajtur Caludy për të cilin shpreson po aq edhe një vdekje të shpejtë. Por kjo dëshirë e shqiptares, që tregohet sa cinike po aq edhe e egër nuk plotësohet, pasi Caludy heq dorë nga droga. Arta Dobroshi si protagoniste e këtij filmi të Luc dhe Jean-Pierre Dardenne është futur në konkurrimin zyrtar të festivalit, ndërmjet 18 filmave të tjerë. Për Luc dhe Jean-Pierre Dardenne që janë edhe autorë të historisë, ky është filmi i gjashtë artistik i xhiruar në Wallonia, aty ku janë ndërtuar gjithë filmat e tyre. Filmi përfaqëson Belgjikën në këtë garë të 61-ën, e cila ka nisur dje deri në 25 maj, në Côte d’Azur, Francë. 12 ditët e fundit spektatorët kuriozë, që janë mbledhur në qytet do të kenë mundësi të duartrokasin për yjet e filmit si Cate Blanchett, Gwyneth Paltrow, Harrison Ford, Isabella Rosselini, Penelopé Cruz, Scarlett Johansson, Robert de Niro, Julianne Moore, Cathérine Deneuve, Angelina Jolie und Brad Pitt. 22 filma nga 14 vendet konkurrojnë këtë vit për “Palma e Artë”. Ndër to edhe punë nga Clint Eastwood, Steven Soderbergh, fituesit e dy çmimeve “Palma e Artë”, Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, Wim Wenders dhe brazilianit Fernando Meirelles, i cili do të hapë me filmin “Qorrazi”, festivalin të mërkurën në mbrëmje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›