Allegri: Duhet ta klonojmë Seedorfin

Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lavdëruar autorin e golit të vetëm në fitoren 1-0 ndaj Cesena, Clarence Seedorf.
“Seedorf bëri një ndeshje të shkëlqyeshme. Fatkeqësisht ai është 35-vjeç dhe nuk mund të luajë vazhdimisht. Ndoshta duhet ta klonojmë!”, ka bërë shaka Allegri.
“Antonio Cassano pati një ndeshje të shkëlqyeshme, ndërsa Stephan El Shaarawy ka nevojë për kohë dhe hapësirë për t`u zhvilluar. Ai ishte më pak i mirë se të mërkurën, por nuk është lehtë të fillosh në San Siro në atë moshë”, ka shtuar trajneri i Milanit.