E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus barazon sërish në Siçili

Zonja e Vjetër ka nxjerrë vetëm një pikë në udhëtimin e vështirë në Siçili. Takimi i zhvilluar në Stadio Angelo Massimino ndërmjet Catanias dhe Juventusit ka përfunduar me rezultat 1-1.

Vendasit luajtën shumë më mirë në gjysmën e parë në të cilën avancuan me epërsi minimale. Krosimin e ulët të Alejandro Gomez e shfrytëzoi Gonzalo Bergessio për rezultatin 1-0 (22’).

Në fraksionin e dytë u shfaq një Juventus tjetër. Mirëpo mysafirët nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol. Ishte serbi Milos Krasic lojtari që barazoi shifrat (49’).

Pavarësisht barazimit, Juventusi qëndron në krye të tabelës me pikë të barabarta me Udinesen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›