Marrëveshje PD-PS për reformën zgjedhore

Vetëm një ditë para përfundimit të mandatit të komisionit për reformën zgjedhore dy partitë e mëdha kanë arritur marrëveshje për tre pikat që ishin të bllokuara.
Mësohet se të dyja palët kanë kapërcyer mosmarrëveshjet për tre çështjet kyçe që kanë mbajtur pezull përfundimin e reformës zgjedhore që janë riformatimi i KQZ-së, ankimimi dhe teknologjia.
Për sa i përket çështjes së KQZ-së, duket se mazhoranca ka pranuar kërkesën e PS-së për riformatimin e plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas përfundimit të mandatit të tij.
Gjithashtu mësohet se palët kanë rënë dakord edhe për zgjedhjen me konkurs të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe për kontrollin elektronik të kartave të identitetit për Tiranën.
Ndërkohë drafti final pritet të bëhet publik rreth orës 17.00 të pasdites së sotme në mbledhjen e komisionit për reformëm zgjedhore.
Nërkohë 12 korriku ishte përcaktuar nga Kuvendi si afati zyrtar i mandatit të punës së komisionit të reformës zgjedhore.