Allegri: Nuk e kemi frikë Barcelonën

Pas hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve, kanë ardhur edhe reagimet e para. Trajneri milanist, Massimo Allegri ka thënë se "nuk e ka frikë Barcelonën dhe Milani është ndër ekipet më të forta". Sipas tij, pavarësisht se janë dy ekipe të forta në grup, nuk do të jetë telashe ta kalojnë të dyja por vetëm se kush do të renditetet e para.
Në fazën e grupeve do të ketë përballje te tjera interesante, sikurse në grupin A, ku të katër ekipet janë me pretendime të mëdha si Bayern Munich, Manchester City, Napoli dhe Villareal.