Kosovë,Thaçi dhe Petroviç vizitojnë sot fshatin Prilluzhë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviç do të vizitojnë sot fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e urës në këtë fshat.
Sipas mediave kosovare “zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviç njëherësh ministër i Pushteti Lokal, do të takoj banorët e fshatit Prilluzhë. Vizita ka për qëllim njohjen nga afër të shqetësimeve të qytetarëve dhe mundësitë e përmirësimit të mirëqënies së tyre”.
Banorët serbë të këtij fshati kanë kundërshtuar ndërtimin e urës.
Ndërtimi i urës do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.