Fitojnë Juventus dhe Roma

Juventusi e ka shënuar fitoren e parë në Serie A për vitin 2011 ndaj Barit në Olimpico të Torinos, ndërsa edhe Roma mposhti me vështirësi në transfertë Cesenan.
Juventusi ishte dominant dhe kishte një mori rastesh të pa konkretizuara deri në minutën e 43-të, kur Alessandro Del Piero realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë mysafirët përqëndrohen më shumë dhe arrijnë ta barazojnë rezultatin me anë të Rudolf i cili u ndihmua nga Alvarez (57’).
Juventusi në vazhdim bëri presion dhe kur ndeshja po shkonte drejt një barazimi zhgënjyes për Bardhezinjtë, në skenë del Alberto Aquilani që realizoi (79’) për fitoren e madhe të Juventusit.
Roma mundi totalisht Cesenan por nuk ia arriti të shënonte deri në minutën e 89-të, kur Fabio Simplicio befasoi të gjithë me golin e fitores për Romën.
Me fitoret e arritura Juventusi e sheh veten në pozitën e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Milan që në mbrëmje luan ndaj Leçes, përderisa Roma ka 33 pikë në pozitën e pestë.