Allegri kërkon përforcime

Massimiliano Allegri ka filluar ta ndiejë mungesën e largimit të Zlatan Ibrahimovicit dhe Thiago Silvës.
Trajneri italian thotë se Milani përfitoi para të majme, por që tash kërkon përforcime, për t’i zëvendësuar dy yjet e ekipit.
“Ata shkuan. Të mos punosh me dy lojtarë të rëndësishëm si Ibrahimovic e Silva do t’i vinte keq çdo trajneri. Mendoj se shifra e inkasuar është e rëndësishme, vështirë se një skuadër tjetër e botës do të mund t’i ofronte gjithë ato para. Milani e ka shfrytëzuar mundësinë që t’i shesë. Por, tash nevojiten përforcime”, ka deklaruar Allegri. Milani përfitoi 65 milionë euro për shitjen e dyshes.