Thiago Silva e do të artën

Thiago Silva s’ka dyshime: Brazili duhet të rikthehet nga Londra me një medalje të artë me vete. Sipas parashikimeve të ‘Sport Illustrated’, Brazili do ta fitojë në fund turneun e futbollit dhe mbrojtësi brazilian shpreson që hera e tij e dytë në Olimpiadë, pasi kishte marrë pjesë në Olimpiadën e Pekinit 2008, të jetë ajo e duhura.
“E dua medaljen e parë të artë”, ka thënë mbrojtësi i ri i Paris Saint Germainit. Brazili do të debutojë në evenimentin më të madh të sportit të enjten, më 26 korrik në Cardiff kundër Egjiptit. Brazili, bashkë me Spanjën, shihen si favoritë për të triumfuar në Olimpiadë.