E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alma për mësysh

Kolegu i saj nga partia, Glauk Konjufca është tallur me të. Bëhet fjalë për deputeten Alma Lama e cila së fundi shfaqi pakënaqësinë e saj për mënyrën e vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje.

Konjufca në një intervistë për Zonën B ka thënë se Alma nuk mund të ankohet për vendimmarrjen pasi nuk është pjesë e kryesisë.

Në një moment, Konjufca duket se është tallur kur ka thënë se "Vetëvendosje Almën e ka për mësysh" pa sqaruar më tej çfarë ka dashur të thotë, pasi nuk dukej mendim dashamirës për kolegen e partisë. (Indekonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›