Cila Radë?
Bashkëkombësi i tyre, Slobodan Petrovic nuk ua njeh grupin e ri parlamentar.
Kryetari i Partisë Liberale Serbe (SLS), njëherësh Zëvendëskryeministër i Kosovës, Slobodan Petrovic e kundërshton krijimin e grupit të tetë parlamentar, të krijuar nga deputetja Rada Trajkovic.
“Ai grup nuk ekziston dhe nuk ka kurrfarë baze për themelimin e tij”, thotë Petrovic, në një intervistë për Express.
Ai themelimin e Grupit “Perspektiva Europiane”, e sheh vetëm si fjalë në ajër dhe iniciativë e cila do të mbetet e tillë.
Kjo përkundër faktit që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tashmë ka marrë letërkërkesën e deputetëve të këtij grupi për ta zyrtarizuar atë.
“Nuk jam i informuar për letrën, por ai nuk ekziston. Çdo deputet ka të drejtë ta formojë një grup, por nuk po shoh bazë reale që të ndodhë kjo”, tha Petrovic.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express.