Pack: Veriu është pjesë e Kosovës

Eurodeputetja, Doris Pack ka qëndruar të martën edhe në Mitrovicë, me ç’rast e ka vizituar barrikadën mbi urën kryesore të Ibrit.
Në këtë rast, Pack potencoi se veriu është pjesë e Kosovës, ndërsa barrikadat janë vënë nga kriminelët.
“Këta kriminelë i duan më shumë paratë sesa stabilitetin për qytetarët”, ka thënë ajo, duke porositur të mendohet për të ardhmen e fëmijëve.