Akti normativ, ish-ushtarakët protestë para Kuvendit

Ish-ushtarakët kanë protestuar sot para Parlamentit para nisjes së seancës së paradites. Ata u kërkojnë deputetëve të Kuvendit të mos miratojnë aktin normativ të qeverisë pasi ai bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tyre formula përmes së cilës përllogariten përfitimet e tyre është diskriminuese pasi ata llogariten ndryshe nga të gjithë përfituesit e tjerë të pensioneve.
Në një intervistë për “Ora News” një prej ushtarakëve theksoi se me anë të ligjit të miratuar nga qeveria ish-ushtarakëve u ndërpritet 50-60 përqind e pensionit dhe u cënohet rënda e drejta e tyre.
Duke i bërë thirrje deputetëve të mos e miratojnë aktin normativ Keli theksoi se nëse ky ligj miratohet atëherë ish-ushtarakët do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në plotësimin e të drejtave të tyre.