E Diel, 1 Nëntor 2026

Maddona: SHBA të mos ndërhyjë në Siri për të mirën e njerëzimit

SHBA- Madonna është ndër të parat këngëtare që shprehet kundër sulmit ushtarak të SHBA ndaj Sirisë.

“Shtete të Bashkuara të Amerikës, për të mirën e njerëzimit qëndroni larg Sirisë”. Kështu shkruan në adresën e saj në Instagram këngëtarja e famshme Madonna.

Ajo ka postuar një foto, me anë të së cilës shpreh kundërshtimin e saj ndaj një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Siri. 

Në foto, që është shkruajtur me një penel mbi një fletë A4, ndërsa nuk mungon as shprehja “For fuck sake”. 

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›