Almeida në Besiktas

Nga Express më 25 dhjetor 2010 në ora 18:56
Ishte paralajmëruar ditë më parë, por tashmë ka arritur edhe zyrtarizimi. Hugo Almeida e ka lënë skuadrën e tij të deritashme Werder Bremen dhe i është bashkuar Besiktasit.
Për sulmuesin portugez, klubi turk ka paguar 2 milionë euro. Futbollisti ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me klubin nga Stambolli.
Futbollisti do të paguhet 1.65 milion euro deri në qershor, ndërsa vitet tjera të kontratës nga 2.5 milionë euro. 26 vjeçari ishte në formë të mirë me Bremen këtë sezon, duke shënuar 9 gola në 13 ndeshje, në Bundesligën gjermane.