Lamtumire abuzime CEZ hedh ne qarkullim faturat e reja te energjise
Ervin KOCI
CEZ Shperndarje qe eshte emri i ri i kompanise se shperndarjes se energjise elektrike peruroi dje Qendren e re te Faturimit faturen me elemente te rinj te energjise elektrike qe rrisin saktesine si dhe menyren e shperndarjes se saj. Qendra e Faturimit dhe centralizimi i gjithe sistemit te faturimit eshte nje investim i ri i kompanise ne vijim te ndryshimeve te saj qe cuan deri ne riformulimin e brendit nga kompania OSSH-e ne CEZ Shperndarje. Sipas perfaqesueseve te CEZ-it ne te gjithe vendin jane hapur 50 qendra te reja te kujdesit per klientin te cilat do te sherbejne si per te kryer pagesat e energjise por edhe si qendra ku konsumatoret mund te depozitojne ankesat e tyre per pakenaqesite qe mund te kene ndaj kesaj kompanie. Centralizimi i proceseve te faturimit elementet e rinj te fatures si dhe automatizimi total i proceseve te matjes se konsumit te energjise dhe te hedhjes se te dhenave synojne ta cojne kompanine drejt nje modeli bankar me llogari te centralizuar.
Sherbimi i ri
Dyshimi i cdo familje shqiptare se u faturohet energjia me shume nga sa realisht ata konsumojne duket se do te shmanget. Kompania ceke ka bere publike nje menyre te re te matjes se energjise cka eliminon teresisht abuzimet ne leximin e sahatit nga faturistet. Te pakten kete pretim e bejne drejtuesit e kompanise private CEZ Shperndarja. Faturat do te verifikohen nga kjo qender e re por paralelisht me te pritet te ngrihen edhe disa qendra te tjera kujdesi ndaj klientit ku abonentet do te ankohen per cdo parregullsi. Nga ana tjeter te gjitha familjet dhe bizneset ne muajin tetor do te kene nje fature te re e cila ka disa elemente me shume dhe do te ndihmoje qytetaret ne pagesa edhe me te shpejta. Ky sistem i ri i matjes ka nisur qe ne muajin shtator ndersa abonentet do te njihen ne ditet e para te muajit tetor kohe kur vjen edhe fatura e energjise. Risite e sistemit te te dhenave dhe te menyres se faturimit do te lehtesojne edhe nje proces tjeter te rendesishem qe po ndermerr kompania per te rritur numrin e menyrave te pageses se energjise elektrike.
Fatura e re
Kompania e shperndarjes se energjise elektrike CEZ Shperndarja ka publikuar dje modelin e ri te fatures se konsumit per qytetaret e cila eshte pajisur me shume elemente sigurie. Fatura e re qe do tu shperndahet klienteve do te permbaje me shume elemente saktesie si dhe do te jete me e lexueshme. Keta elemente te rinj synojne lehtesimin e pagesave dhe proceseve financiare. Per here te pare klientet do te marrin te mbyllur ne zarfe faturen e energjise per te siguruar privatesine e te dhenave dhe konfidencialitetin. Perfaqesuesit e kompanise shpjegojne se elementi me i rendesishem eshte bar-kodi qe do te reduktoje vonesat pasaktesite dhe abuzimet. Bar-kodi do te transformoje teresisht ciklin e faturimit brenda kompanise duke minimizuar ne maksimum pasaktesite duke rritur eficencen operacionale duke shkurtuar kohen per perpunimin e te dhenave uljen e shpenzimeve etj. Elementet e rinj ne faturen e energjise elektrike synojne te lehtesojne rakordimin e pagesave dhe te proceseve financiare. Nderkohe qe per perpunimin e te dhenave CEZ ka krijuar nje qender te re faturimi.
1 Tetor 2010