E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almir Rrapo tre muaj ne burg dhe me pas ekstradim drejt SHBA-ve



TIRANE - Tre muaj ne burg dhe me pas ekstradim drejt SHBA-ve. Ky ka qene vendimi i dhene diten e djeshme nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane per Almir Rrapon. Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme u vu ne pranga ne fillim te muajit korrik ne ambientet e Ambasades Amerikane. Gjate seances se djeshme gjykata caktoi 3 muaj burg per Rrapon duke rrezuar kerkesen e pales mbrojtese per lirim te tij. Ne vendimin e dhene gjykata vendosi qe Rrapo te qendroje ne burg deri ne perfundim te procedurave te ekstradimit te tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe pritet te zgjasin rreth 3 muaj. E konsiderojme si te padrejte vendimin e gjykates dhe do ta cojme ate ne shkallen tjeter te drejtesise - tha pas seances avokati mbrojtes Ardian Visha. Gjate seances prokuroria tha se pala amerikane ka sjelle kerkesen e ekstradimit se bashku me akuzat qe rendojne mbi te arrestuarin.
Seanca
Seanca per masen e sigurise nisi paraditen e djeshme ne Gjykaten Shkalles se Pare te Tiranes. Ne kete proces do te vendosej per lirimin ose jo te Almir Rrapos ish-sekretarit i ministrit te Jashtem. 27-vjecari Rrapo u arrestua ne daten 2 korrik ne Ambasaden e SHBA-ve dhe mbi te rendojne disa akuza te renda sic jane ato per vrasje dhe krim te organizuar. Gjate dites se djeshme prokuroria kerkoi zgjatjen e afatit te paraburgimit te ish-zyrtarit dhe kundershtoi kerkesat e avokatit Visha per lirimin e klientit te tij. Ne sallen e gjyqit prokuroret bene te ditur se te autoritetet e Drejtesise shqiptare ka mberritur dhe kerkesa per ekstradimin e Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sipas tyre ekstradimi do te ndodhe por me pare duhet te shqyrtohet. Pasi ka degjuar pretendimet e te dyja paleve te akuzes dhe mbrojtjes trupi gjykues vendosi me pas qe Almir Rrapo te qendroje dhe 3 muaj ne burg deri ne ekstradimin e tij per ne SHBA.
Akuzat
Almir Rrapo akuzohet se ne bashkepunim me Bruno dhe Saimir Krasniqin me 17 korrik te vitit 2005 ne Kuins kane ekzekutuar Erion Shehun rival i tyre ne trafikun e droges. Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Rrapo i njohur me nofken Miri akuzohet dhe per rrembimin e nje tjeter rivali ne trafikun e droges ngjarje e ndodhur ne vitin 2005. Ne vitin 2003 banda e vellezerve Krasniqi rrembeu nje tjeter person duke e kercenuar se do ta vrisnin vetem pse nuk kishte respektuar nje anetar te bandes. Nderkaq me 14 janar te vitit 2006 banda ekzekutoi Erenik Grezden teksa ky levizte me makinen e tij ne autostraden Bruklin-Kuins ne Nju Jork. Vrasja ndodhi pasi vellezerit Krasniqi dyshonin se Grezda i kishte ngritur kurth Bruno Krasniqit per tu rrembyer nga nje grup trafikantesh shqiptare droge rivale te fuqishem te tyre. Sipas Byrose Federale te Hetimeve organizata vepronte ne shume shtete te Amerikes si Nju Jork Micigan Konektikat.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›