Arrestimi i Kuzanos ministri italian nderhyn per mosekstradimin drejt Marokut
TIRANE - Kthehet ne ceshtje shteterore arrestimi i nje biznesmeni italian ne Shqiperi. Duket si film triller por gjithcka eshte e vertete. I arrestuar kater dite me pare ne Portin e Durresit 47-vjecari italian Mikele Kuzano Michele Cusanno akuzohet se eshte i denuar ne Marok me 5 vite burg vendim per te cilin ai nuk kishte asnje dijeni. Per mosekstradimin e tij ne Marok ka nderhyre dhe ministri italian i Drejtesise Anxhelo Alfano. Sic shkruan gazeta italiane Il Tempo Ministria ka komunikuar me autoritetet shqiptare dhe ka kerkuar qe ceshtja te shikohet me kujdes. Sipas se njejtes gazete ne Shqiperi biznesmenin italian eshte duke e mbrojtur nje avokat i njohur ish-minister por emri i tij nuk eshte bere i ditur. Biznesmeni 47-vjecar kishte ardhur me familjen ne vendin tone me qellim qe te kalonte pushimet. Por kur ka shkelur ne Portin e Durresit emri i tij ka rezultuar ne listen e Interpolit dhe ai menjehere eshte ndaluar. Kuzano lindur ne Andria te Barit dhe banues ne Peskara u kap nga sherbimet e Policise Kufitare te Komisariatit te Policise se Portit te Durresit pasi nga verifikimet e kryera ne momentin qe ka kryer procedurat e regjistrimit ne hyrje ka rezultuar person ne kerkim nderkombetar. Ai ishte ne kerkim per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve me qellim vjedhjen. Pas verifikimeve te bera permes sistemit TIMS te instaluar prej disa vitesh ne kete pike kufitare ka rezultuar se Interpoli i Marokut e kishte shpallur person ne kerkim pese vjet me pare. Italiani madje eshte denuar nga drejtesia e ketij vendi me pese vjet heqje lirie pas gjetjes fajtor per akuzat e ngritura ndaj tij. Interpoli maroken e kishte shpallur ne kerkim qe me 30 mars 2005 por gjate kesaj kohe Kuzano ka mundur ti shmanget drejtesise. Sic eshte mesuar keto dite pritet qe ne Shqiperi te vije avokati Xhovani Skudieri qe eshte koleg i Maurizio Di Lallo qe perfaqeson familjen Kuzano. Ai do te mberrije ne Durres se bashku me nenen e 47-vjecarit. Ata do te hapin nje proces ne Shqiperi me qellim qe te shmanget ekstradimi drejt Marokut.
3 Shtator 2010