Gjykata liron me kusht Ilir Kumbaron mister ekstradimi i tij
LONDER - Ilir Kumbaro i kerkuar nga Drejtesia shqiptare ne lidhje me zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha eshte lene serish i lire per here te dyte ne Angli. Ishte Gjykata e Ekstradimeve ne Londer qe dje ndryshe nga pak dite me pare ka pranuar garancine pasurore te dhene nga ish-agjenti i SHIK-ut shqiptar. Gjykata e Apelit pranoi lirine me kusht per Kumbaron kundrejt garancise pasurore prej 10 mije paundesh nderkohe qe gjykatesi Stephen Iruin ka urdheruar qe te akuzuarit ti vendoset pajisje monitoruese ne kembe me qellim qendrimin e tij ne nje zone te caktuar. Sipas vendimit te Apelit Kumbaro duhet te paraqitet 3 here ne jave ne polici.
Tri dite me pare Gjykata kishte vendosur qe te mos pranonte shumen e parave si garanci pasurore. Sipas informacioneve trupi gjykues kishte pranuar garancine pasurore per lirimin me kusht te Kumbaros por ka hasur ne kundershtimin e perfaqesueses se shtetit shqiptar Mary Uestcott. Per pasoje Kumbaro qendroi ne qeli per 48 ore deri mesditen e djeshme. Gjate seances se zhvilluar tri dite me pare Kumbaro pretendoi serish se ai eshte shtetasi Shaqja Shatri dhe jo personi me identitetin qe i atribuohet. Por dje ky pretendim nuk eshte marre parasysh edhe pse ai eshte lene i lire qe te qendroje brenda nje perimetri te caktuar nga gjykata. Ilir Kumbaro akuzohet per nje sere akuzash qe kane te bejne me rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes torturimin e Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt perfshi shperdorim detyre nderkohe qe ne dosjen e Remzi Hoxhes jane perfshire dhe emrat e agjenteve Arben Sefgjini Budjon Mece dhe Avni Koldashi.
3 Shtator 2010