E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj kerkon lufte me te madhe ndaj krimit te organizuar



TIRAN - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka perfunduar takimet me efektivat e komisariateve te policise me nje takim pune ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Burgaj vleresoi punen e kryer nga efektivat vecanerisht ne uljen e numrit te krimit ndaj personit dhe zbulueshmerine e veprave penale ne fusha te ndryshme. Rritje e treguesve te zbulueshmerise se veprave penale nga ana e strukturave te Policise se qarkut Tirane vihet re ne fushen e trafikut te lendeve narkotike ku vleresohet si pozitiv edhe fakti qe ka nje ulje te ndjeshme te konstatimit te bimeve narkotike te kultivuara. Vleresojme gjithashtu rritjen e zbulueshmerise ne fushen e krimit ekonomik luften ndaj korrupsionit ne fushen e krimit kunder personit si dhe ne rritjen e evidentimit te akteve te dhunes ne familje cka tregon dhe nje rritje te besimit te publikut tek policia. Burgaj vuri theksin ne forcimin akoma me teper te luftes kunder krimit te organizuar vecanerisht ne luften kunder trafikimit te droges dhe qenieve njerezore. Nderkohe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit iu raportua nga drejtuesit e Policise se qarkut Tirane se ne zbatim te urdhrit te dhene jane marre te gjitha masat duke krijuar ambiente dhe kushte te pershtatshme ne cdo komisariat per mbajtjen e uniformes nga punonjesit e policise vetem gjate orarit te sherbimit. Ne perfundim te fjales se tij Burgaj kerkoi angazhimin e te gjitha strukturave te Policise ne funksion te sigurise ne shkolla me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor.

4 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›