E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almunia: Kurrë nuk i dëgjoj kritikat


Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, thotë se ai kurrë nuk i dëgjon kritikat.

Almunia ka qenë në një formë të jashtëzakonshme që kur u rikthye nga dëmtimi dhe ka fituar shumë lëvdata nga menaxheri Arsene Wenger javën e kaluar.

Por u kritikua së fundi pasi pranoi një gol qesharak nga Kevin Phillips në barazimin 1-1 ndaj Birmungham Cityt gjatë fundjavës.

"Kurrë nuk i dëgjoj kritikat. Nuk i lejoj që ato të më pushtojnë. Preferoj t'i analizoj vet paraqitjet e mia me njerëzit me të cilët punoj", ka thënë Almunia së fundi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›