Flamurtari, 6 mijë euro para Dinamos

www.albania-sport.com - Flamurtari arriti një fitore shumë të çmuar ndaj Besës në Kavajë (2-1), falë dy golave të realizuar nga Migen Memelli, i pari i të cilit ishte me të vërtetë spektakolar, pasi u realizua nga një distancë prej rreth 40 metra, një gol i vlerësuar nga “Ora Sport”, si dhe më i bukuri i javës.
Por gëzimit të fitores, e dyta në transfertë për vlonjatët (pas asaj me Tiranën, 3-1, në javën e parë), iu shtuan edhe 6 mijë euro shpërblim të dhëna nga presidenti e kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, pas fitores me Besën e vendit të dytë.
Flamurtari, Kastrioti dhe Skënderbeu, ndajnë vendet 9-11, duke pasur secili nga 30 pikë, dhe janë në luftë të ashpër për mbijetesë.
Nëse Kastrioti e Skënderbeu do të përballen midis tyre në Krujë, Flamurtari do të presë në Vlorë as më pak dhe as më shumë Dinamon kryesuese (58 pikë), e që ka fituar këtë kampionat në Vlorë me rezultatin e pastër 3-0 (1-0 në Tiranë), por që në fakt ndodhet në krizë rezultatesh.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili