E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mposht Wiganin



Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka arritur që brenda 12 minutash të realizojë tre gola kundër Wigan Athletic, në ndeshjen e të hënës mbrëma të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit.

Në pjesën e parë nuk pati asgjë për t'u regjistruar. Në minutat e para të pjesës së dytë (56'), mbrojtësi i Wiganit, Gary Caldwell, u përjashtua me karton të kuq. Megjithatë, u desh të kalonte minuta e 72-të që të shënohej goli i parë.

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez arriti që nga minuta e 72-të deri në minutën e 84 të realizojë het-trik (72', 74 dhe 84') dhe ta fitoje ndeshjen.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Cityn që lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ndërsa aktualisht mban vendin e pestë me dy pikë më pak se Tottenhami, që gjenden në vendin e katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›