E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia- Besa, shenja “Vioresin Sinani”

www.albania-sport.com - Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi”, Besën e vendit të dytë, ndaj së cilës i ka humbur të dyja takimet sezonale: 2-0 në Kavajë dhe 3-2 në Shkodër.

Nëse Besa vjen pas tre humbjeve radhazi (Kastrioti, Skënderbeu dhe Flamurtari) e nuk fiton prej pesë ndeshjesh (e fundit ndaj Kastriotit në javën e 20-të), Vllaznia është duke shpërthyer, duke mos humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit (humbja e fundit kundër Laçit, java e 19-të).

Vllaznia-Besa kanë prodhuar shumë emocione dhe në 23 ndeshjet e fundit, nga sezoni 2000-2001, 10 fitore u përkasin shkodranëve, 9 kavajasve dhe 4 barazime, por pika e “nxehtë” e sfidës është Vioresin Sinani.

Tri herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (2 herë me Vllazninë dhe 1 herë me Tiranën) ka shënuar vetëm 3 gola këtë sezon (1 me fanellën e Vllaznisë dhe 2 me fanellën e Besës), dhe pavarësisht prodhimtarisë së pakët të rekordmenit historik të goleadorëve në kampionatet shqiptare, 194 gola, ka të ngjarë që të shënojë në “Loro Boriçi”, portat e së cilës i njeh shumë mirë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›