E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alolli: Hetimi i 21 janarit, nuk duhet të bllokohet

Deputetja e PD-së Ledina Alolli në një deklaratë për shtyp vijon akuzat ndaj opozitës dhe përsa i takon hetimit të 21 janarit.
 

“Me gjithe kerkesen e prere te mbare shqiptareve, por edhe te miqve dhe partnereve me kryesore te Shqiperise, per hetim te gjithanshem, te pavarur dhe transparent te 21 janarit nga institucionet e vendit, prej me shume se nje muaj, shoqja e bulevardit, nen diktat, vazhdon vepren e saj kriminale te bllokimit te hetimit te organizatoreve te grushtit te shtetit me te cilin, kreu i bllokmenve te rinj do te permbyste qeverine legjitime te vendit, ndersa shoqja e bulevardit dhe puciste te tjere do te merrnin mandatet e dyta.
 

Me bllokimin e hetimit te organizatoreve te grushtit te shtetit, te sulmit prej pese oresh nga Keshillit te Ministrave, shoqja e bulevardit, u deshmoi shqiptareve se, se bashku me Ramen, Rucin dhe Gjinushin, eshte autore kryesore e pucit te 21 janarit.
 

Me bllokimin e hetimit te organizatoreve, autore te vertete te grushtit te shtetit, dhunes dhe viktimave te 21 janarit prishjen massive te provave, shoqja e bulevardit, heroina e bllokmeneve puciste e cila ka leshuar urdher-aresti pa asnje fakt, pa asnje prove balistike ndaj mbrojtesve te institucioneve, deshmon amoralitetin e saj total dhe professional, deshmon se ajo dhe pucistet nuk mund te kthehen mbrapa.
 

Ndërkaq, akuzat vijojmë më tej, duke theksuar se:“Shoqja e bukevardit nuk heton dot organizatoret e pucit, sepse duhet te hetoje vehten dhe autore te tjere te grushtit te shtetit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›