E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmetaj: Përgjegjësit e 21 janarit, duhet vënë para ligjit

Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj, një një deklaratë për shtyp nga selia rozë ka bërë të ditur të gjitha pikat e publikuara në raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut, në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg, duke iu referuar dhe analizuar situatën më tej.

Në vazhdën e akuzave të drejtëpërdrejta për palën kundërshtare, Ahmetaj bëri përgjegjës kryeministrin Sali Bersha dhe Ministrin e Brëndshëm Lulzim Basha si shkaktarët e vetëm të 21 janarit.
 

“Raporti tregon se katër shqiptarë të pafajshëm, të parmatosur jashtë ndërtesës së kryeministrisë, në mes të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" , demostruan kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. Ata u vranë, ku Saliu dhe Luli duhet të mbajnë përgjegjësi përpara shqiptarëve”
 

Raporti konfirmoi se policia shqiptare, në drejtim të Lulzim Bashës dhe kryeministrit Berisha, jo vetëm që u tregua e paaftë, por shfaqi një rrugë të pashoqe dhe të paudhë. Raporti konfirmon se 113 të arrestuar, shumë prej të cilëve të arrestuar më kot, atyre nuk i është ofruar asistencë ligjore, ashtu sikurse ata kërkojnë”.
 

Ndërkaq, Ahmetaj kërkoi të dënohen përgjegjësit e 21 janarit, sikurse e cilësoi:” Në 21 janar, i dhunoi dhe i vrau për të qëndruar në pushtet”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›